
Cristiano Ronaldo i ka shtuar një tjetër vlerësim të çmuar koleksionit të tij në rritje ndërsa iu dha çmimi Lojtari i Shekullit në Globe Soccer Awards.
Në Dubai, në një ceremoni madhështore, u vlerësuan personazhet më të mirë të vitit por për herë të parë u vlerësuan me një trofe të veçantë edhe futbollisti dhe trajneri më i mirë i shekullit të fundit.
Cristiano Ronaldo u shpall më i miri i shekullit duke lënë pas rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi.
Sulmuesi i Juventusit, një pesë herë fitues i “Topit të artë”, buzëqeshi në skenë në Dubai pasi u emërua futbollisti më i mirë nga 2001 në 2020.
Në të njëjtën kategori, atë të trajnerit më të mirë të shekullit, fitues nga “Globe Soccer Awards” u shpall Pep Guardiola. Me çmimin e karrierës u vlerësuan Pique dhe Casillas.

Lojtari më i mirë i vit u shpallet Robert Lewandowski ndërsa trajneri më i mirë i viti Hansi Flick.
Në një vit ku Bayern Munich fitoi gjithçka klubi gjerman u shpall si klubi më i mirë i vitit. Me një trofe u vlerësuar dhe Jorge Mendes si agjenti më i mirë i vitit.



