
Te Polonia kanë nisur nga puna, për të gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Paulo Sousa.
Ky i fundit u largua pak ditë më parë, për të marrë drejtimin e Flamengo në Brazil.
Në Poloni zbulojnë se trajneri italian Andrea Pirlo është vetofruar për të marrë drejtimin e kombëtares polake.
Pasi u shkarkua nga drejtimi i Juventusit, Pirlo dëshiron të rikthehet në stol dhe për këtë arsye kërkon të emërohet në stolim e Polonisë.
Drejtuesit e Federatës po e studiojnë si mundësi dhe shumë shpejt pritet të marrin një vendim përfundimtar.



