Brazili tenton Manuel Pellegrinin

Brazili tenton Manuel Pellegrinin

  Kombëtarja e Brazilit po përgatitet fuqishëm për Botërorin e Katarit që do ti hapë dyert në datën 21 nëntor, me synimin e fitimit të trofeut të 6-të në historinë e tyre dhe të  rikonfirmojnë  dominimin në lidhje me titujt .

Mirëpo duket se eksperienca e Tites do të përfundojë me mbarimin e këtij kompeticioni dhe  ka filluar puna për të gjetur zëvëndësuesin e numrit një të pankinës.

Alternativa më e mundshme mbetet Manuel Pellegrini i cili po bën një punë për tu duartrokitur me Real Betisin , fakt që e konfirmoi me fitimin e Kupës së Mbretit javën e kaluar në një finale tepër të luftuar  kundër Valencias. 

 68 vjeçari e njeh shumë mirë  futbollin spanjoll për arsye se në të kaluarën provoi veten edhe tek Malaga duke e dërguar deri në çerekfinalet e Champions Leagues .

Në lidhje me sezonin aktual , Manuel Pellegrini po tenton ti dërgojë përsëri andaluzët në Europë , fakt qe ja mban të hapur rrugën për të marrë në dorë fatet e pankinës së ‘’ Seleçaos ‘’  por i vetmi ngërç në këtë histori është kontrata me Real Betisin , e vlefshme deri në 2025-sën pavarësisht se klauzola e prishjes së saj arrin  5 milionë eurot dhe  mund të përballohet pa problem nga federata në fjalë, për një trainer që mban mbi supe një eksperiencë të gjatë , kryesisht në Europë në kampionate shumë prestigjoze si La Liga dhe Premier League.

Botërori i Katarit do të jetë një shans unik për të besuarit e Tites të cilët u kualifikuan pa shumë probleme gjatë eleminatoreve duke kryesuar bindshëm deri në fund dhe në këtë  eveniment  do të reflektohet puna e katër viteve e një grupi lojtarësh që konsiderohet ndër më të mirët në botë në kombëtaren që kryeson me pesë trofe të fituar .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy