Barcelona pretendon rikthimin e Messit

Barcelona pretendon rikthimin e Messit

Sipas zërave të fundit , të cilët janë shtuar me një deklaratë të gazetarit Gerard Romero , 30 qershori do të jetë finalizimi i  eksperiencës së Lionel Messit me Paris St Germain .

‘’ La Pulga ‘’ e përfundon kontratën me ‘’ Les Pariziens ‘’ në këtë datë dhe që nga 1 janari i 2023-shit është i lirë për të negociuar me cilindo klub që dëshiron.

Një rikthim në ‘’ Camp Nou ‘’ do të ishte një sukses historik për katalanasit dhe njëkohësisht për ‘’ La Pulgan ‘’ , i cili do të hidhte pas krahëve edhe largimin nga ekipi i zemrës përpara dy sezoneve .

Synimi i Joan Laportas është përfundimi i karrierës nga Messi në ekipin ku u rrit dhe u shëndërrua në një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave , pa të cilin Barcelona vështirë se do të dominonte ashtu siç e bëri në të kaluarën , nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Nëse do të jetë keshtu, në etapën e dytë asi nga Rosario do të drejtohej nga ish shoku i tij Xavi Hernandez , i cili ëndërron ti rikthejë ‘’ Los Cules ‘’ tek titujt sa më shpejt të jetë e mundur.

Pavarësisht moshës, eksperienca e 35 vjeçarit sigurisht do ti vinte në ndihmë spanjollëve për të arritur objektivat , një ndër të cilët është fitimi i Champions Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy