
Duke ditur që e ardhmja e Marco Asensios prej kohësh mendohet larg ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ , Barcelona ka menduar ta surprizojë Real Madridin me transferimin e spanjollit në Katalunjë .
26 vjeçari e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2023- shit dhe deri më tani nuk ekziston asnjë mundësi për të vijuar rrugën nën urdhërat e Carlo Ancelottit.
Ishi i Mallorcas kërkon një ndryshim radikal në karrierë dhe agjenti Jorge Mendes tashmë ka nisur punën duke ia ofruar disa klubeve talentin e ‘’ La Furia Rojas ‘’ , hap që konsiderohet një favor pasi tek ‘’ Galaktikët ‘’ situata sa vjen e përkeqësohet.
Ky lajm është bërë i ditur nga gazetari Eduardo Inda, i cili me kalimin e kohës mund të ketë një impakt negativ tek kryeqytetasit për shkak të rivalitetit me katalanasit.
Në ‘’ Camp Nou ‘’ mirëpritet transferimi i Marco Asensios dhe për më tepër ka marrë mbështetjen e Xavi Hernandezit , trainer që e njeh më mirë se kushdo këtë pozicion , i cili e shëndërroi në një ndër më të mirët në të kaluarën .
Preferenca e italianit për Rodrygon dhe Fede Valverden e ka nxjerrë automatikisht jashtë loje Marco Asension dhe për të mos ia agravuar situatën kanë menduar ‘’ Los Cules ‘’, të cilët zhvilluan një merkato cilësore gjatë verës dhe në sezonin aktual pritet ta kthejnë historinë në favorin e tyre .



