
Pas përfundimit të etapës me Galatasaray-n për Mauro Icardin në kohët e fundit është shfaqur një tjetër opsion.
Argjentinasi mund të provojë veten në La Liga, aty ku e presin Real Betisi dhe Valencia.
33 vjeçari ka një eksperiencë të konsiderueshme dhe mbetet një ndër më të rrezikshmit në metrat e fundit.
Sezonin e shkuar e finalizoi me 16 gola dhe 2 asiste në 45 sfida dhe në total me gjigandët e Turqisë numëron rreth 70 të tillë.
Andaluzët do të jenë pjesëmarrës në Uefa Champions League sezonin vijues, një fakt i cili mund të merret në konsideratë nga ishi i Sampdorias.
Megjithatë, krerët e ‘’ Los Verdiblancos ‘’ nuk mund ti paguajnë 10 milionë euro në sezon, shifër të cilën e përfitonte tek ekipi nga Stambolli.
Ndërsa traineri i Valencias Carlos Corberan dëshiron ti japë protagonizëm absolut asit nga Rosario.
Gjithsesi edhe rikthimi në Serinë A vijon të jetë një opsion duke qenë se në të shkuarën la gjurmë, fillimisht tek Sampdoria e më pas tek Interi.
Nëse i referohemi etapës në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ Mauro Icardi kontriboi me 124 gola në 219 sfida, ishte kapiten dhe fitoi dy herë Scudetton.
Do të jetë një sfidë tejet e ashpër por gjithsesi nxënësi i Okan Buruk e ka shansin për të provuar veten tek një ndër kampionatet më të bukur të Europës.



