Manchester United , interes për Diogo Costan

Manchester United , interes për Diogo Costan

Duke patur parasysh se David de Gea është me një këmbë jashtë ‘’ Old Traffordit ‘’, merkatoja e verës do ti shërbejë drejtuesve të Manchester United për të gjetur një portier cilësor.

‘’ The Red Devilsat ‘’ nuk kanë vonuar aspak dhe ia kanë shkelur syrin Diogo Costas , i cili mbron kuadratin e bardhë të Portos.

Gjatë këtij sezoni gardiani ka bërë paraqitje të mrekullueshme , të cilat nuk janë anashkaluar nga 20 herë kampionët e Premier Leagues , oferta e të cilëve parashikohet të arrijë 75 milionë eurot.

Megjithatë ,për 23 vjeçarin është interesuar edhe Barcelona me Juventusin, por një kalim i mundshëm në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ do të varet nga largimi ose jo i ishi-t të Atletico Madridit, i cili numëron 12 sezone në rradhët e Manchester United.

Duhet theksuar se spanjolli nuk ka dhënë rendimentin e pritur në sezonin aktual dhe nëse negociatat ndërmjet palëve do të rezultojnë të suksesshme , për Diogo Costan do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy