
Arsenal vazhdon të shkëlqejë në Premier League, aty ku ditën e sotme ka marrë një fitore shumë të rëndësishme.
“Topçinjtë” mposhtën Liverpool, në një ndeshje spektakolare, që u mbyll me rezultatin 3-2. Skuadra e Artetës, kaloi në avantazh me Martinelli që në minutën e parë, por miqtë barazuan në minutën e 34-t, 10 minuta para se Saka të shënonte edhe të dytin për Arsenal.
E dyta nisi sërish me gol, teksa Firminio vendosi baraspeshën në minutën e 53-të. Arsenali nuk u dorëzua dhe në minutën e 76-të, shënoi të tretin me Saka, që u tregua i saktë nga penallti, duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij.
Me këtë triumf, Arsenali merr vendin e parë me 24 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Manchester City, ndërsa Liverpool mban vendin e 10-të me vetëm 10 pikë.



