
Milani pritet të bëhet me pronarë të rinj shumë shpejt. Fondi Elliott, që ka në pronësi klubin kuqezi, është në negociata të avancuara me “Investcorp”.
Fondi nga Bahrejni është shumë afër blerjes së klubit italian për shifrën e 1.1 miliardë eurove. Projekti i “Investcorp” është që ta rikthejë klubin nga Milano, mes 10 skuadrave më të mira në botë dhe pritet të bëjnë investime të rëndësishme.
“Sportmediaset” raporton se detajet janë në fund dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet para mbylljes së sezonit.



