Skënderbeu “thyen” Kastriotin dhe i largohet fundit, Guindo nderon Laçin

Skënderbeu “thyen” Kastriotin dhe i largohet fundit, Guindo nderon Laçin

Skënderbeu i ka dhënë fund serisë shtatë fitoreve radhazi të Kastriotit. Korçarët triumfuan 2-0 në shtëpi dhe i largohen pas shumë javëve vendit të fundit në kampionat.

Bardhekuqtë u shfaqën dominues gjatë gjithë takimit, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë me Mensah në minutën e 20 dhe Pusi në minutën e 81.

Kur duhen edhe 4 javë nga fundi, Skënderbeu mban përkohësisht vendin e parafundit me 24 pikë, 10 më pak se Egnatia e vendit të tetë, ndërsa Kastrioti është në pozita të qeta me 43 pikë në vendin e gjashtë.

Në sfidën tjetër, Laçi mposhti 0-2 në transfertë Egnatian. Gunido ishte heroi i kurbinasve me dy golat e tij, në minutat 57 dhe 88. Skuadra e Duros mban vendin e dytë me 57 pikë, 10 më pak se Tirana kryesuese, që u ndal në barazim 1-1 me Teutën.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy