
Samir Nasri është tërhequr nga futbolli i luajtur, teksa ka vendosur të varë “këpucët në gozhdë”.
Pas një karrierë të pasur, ku luajti për skuadra të njohura europiane, si Arsenal, Manchester City apo edhe Marseille, tashmë francezi ka vendosur ta mbyllë me futbollin.
I mbetur pa ekip nga viti i kaluar, kur u largua nga belgët e Anderlecht, Nasri tashmë nuk do të rikthehet më në fushat e blerta të paktën si futbollist. 34-vjeçari numëron edhe 41 ndeshje me fanellën e kombëtares franceze, ku ka shënuar edhe 5 gola.



