
Erzeni do të ndryshojë stadiumin për sezonin e ri, që starton më 19 gusht. Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur shijakasit ndeshjet si vendas i luajtën në Durrës në “Niko Dovana”, në sezonin e ri, do të luajnë në stadiumin e Egnatias në Rrogozhinë. Kjo u bë e ditur gjatë hedhjes së shortit në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në stadiumin e Rrogozhinës, në sezonin e ri do të luajnë dy skuadra, Egnatia dhe Erzeni.



