
Pas një sezoni si pjesë e Hamburg, aventura e Klaus Gjasulës me këtë ekip mund të mbyllet në këtë merkato verore.
Sipas raportimeve nga Gjermania, thuhet se mesfushori është drejt kalimit te skuadra tjetër gjermane e Darmstadt. 31-vjeccari ka munguar në seancat e fundit me skuadrën e Hamburg dhe kaq ka mjaftuar që në Gjermani të shkruajnë se ai është në bisedime me skuadrën e Darmstadt.
Në ditët e ardhshme pritet të ketë të reja të tjera në lidhje me këtë lëvizje, e cila shihet më shumë se e mundur, për shkak se Gjasula e ka humbur vendin e titullarit te skuadra aktuale dhe po mendon largimin.



