
Partizani do të luajë ndeshjen e parë me kazakët e Astana, këtë të enjte, duke filluar nga ora 16:00. Duke parë largësinë, të kuqtë kanë vendosur të udhëtojnë drejt Kazakistanit, dy ditë para ndeshjes.
Për të shmangur problemet, duke ditur se është udhëtim i gjatë, Partizani është nisur që këtë të martë drejt Kazakistanit, në mënyrë që skuadra të ketë më shumë kohë për tu përshtatur.
Kampionët e Shqipërisë, do të qëndrojnë atje dy ditë, ashtu siç bënë edhe në sfidën ndaj Valmieras.



