
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, nuk i ka kursyer fjalët e mira për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, i cili u bashkua me zikaltërit në këtë merakto.
Tekniku i nënkampionëve të Italisë, për kanalin zyrtar të klubit, deklaroi se e dëshironin me çdo kusht Asllanin në skuadër dhe lojtari ka shfaqur personalitet të madh deri tani.
Ne e donim me çdo kusht Asllanin në ekip. Ai ka treguar personalitet të madh në ditët e para me ne, pavarësisht se është shumë i ri.
Në atë rol luan Brozovic, por Asllani do të jetë një vlerë e shtuar gjatë sezonit.
Asllani është aktivizuar në dy miqësoret e Interit deri tani, ku ka arritur të shënojë një gol si dhe ka dhënë një asist.



