
Trajneri i Vllaznia, Thomas Brdaric ka folur para mediave, në prag të sfidës së skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme, nda Tiranë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke filluar nga ora 16:45. Tekniku i kuqebluve ka vlerësuar maksimalisht skuadrën kundërshtare, duke thënë se do të jetë një sfidë e madhe. Brdaric tha gjithashtu se skuadra e tij është gati dhe do të futet në fushë vetëm me një objektiv, për të marrë fitoren.
“Është një ndeshje e veçantë, jemi të përgatitur për këtë sfidë të madhe. Të luajmë kundër Tiranës që është një skuadër me përvojë dhe në vendin e parë në Superiore, na duhet të bëjmë maksimumin që ndeshja të flasë për ne.
Duhet të jemi realistë. Skuadra ime dhe sesi klubi punon është diçka që duhet ta mbajmë, të jemi koherentë. Ndjekim ndeshje pas ndeshje më të mirën për të marrë dhe nesër jemi të motivuar për të marrë fitoren. Që nga dita e parë jemi duke ndërtuar Vllazninë. Kur shoh sesi punojnë lojtarët, jam krenar dhe them se nesër do marrim më të mirën.
Në futboll gjërat janë të afërta, me Kukësin humbën dy mundësi shënimi të mira dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Nesër mos shohim pas, të bëjmë përpara. Me Kukësin ishte një mësim.
Baza jonë është që çdokush duhet të mbrojë, por me idenë sesi të shënojmë. Synimi im në çdo ndeshje është që ekipi të jetë i balancuar. Në disa ndeshje ndikon edhe qasja taktike. Nesër duhet të kemi në kontroll emocionet. Të implementojmë atë që dimë të bëjmë më mirë, duke qenë të përqendruar për të marrë më të mirën.
Duhet të mbrojmë të gjithë së bashku dhe të bëjmë presing në zona të caktuara. Kemi përgatitur ndeshjen ndaj Tiranës si në sulm apo mbrojtje dhe psikologjikisht. Nesër duhet të jemi trima, Superiorja është e vështirë dhe nesër duhet të fokusohemi për më të mirën.
Gurishta është i rëndësishëm për ne, dikush do e zëvendësojë dhe nesër vlen që ai duhet të jetë në fokusin e duhur në fushë. Krymi, do jetë nesër pas dëmtimit.
Luajmë futboll ndryshe nga ekipet e Superligës, prej saj të jemi më ritmikë në fushë. Të dërgojmë topa në fushë për të dalë te goli.
Objektivi është të fitojmë ndeshjen me Tiranën. Një ndihmë e madhe do jenë edhe fansat tanë, për të krijuar një atmosferë të mirë për të qenë maksimalisht të përqendruar në fitoren me Tiranën”, u shpreh Brdaric.



