“Reja, babaxhan më shumë seç duhej”, Çarçani: Arsyeja pse nuk u zgjodh një trajner shqiptar për Kombëtaren

“Reja, babaxhan më shumë seç duhej”, Çarçani: Arsyeja pse nuk u zgjodh një trajner shqiptar për Kombëtaren

Duke folur për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare që do të jetë braziliani Sylviho, Gerti Çarçani, tregoi arsyet pse nuk u zgjodh një trajner shqiptar.

Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Çarçani u shpreh se një trajner shqiptar do të ndikohej nga rrymat e jashtme.

Një trajner shqiptar, e ka të pashmangshme ndikimin e mentalitetit shqiptar. Kemi format profesionist, por jemi në mentalitet shqiptar. Do ndikohet në zgjedhjet e tij. Kemi Ilir Dajën, po ashtu Shpëtim Duro, por gjithmonë duke qenë se jemi në Shqipëri, pjesa e ndërhyrjes është shumë prezentë. Duka mendoi që të marrë një trajner nga larg, për të qenë larg këtyre. Janë rryma të shumta që në Shqipëri nuk e lejojnë të punojë. Edhe nëse do të vihej një trajner shqiptar, do vendosej një që nuk ka trajnuar në Shqipëri, por jashtë, siç u përmend edhe Besnik Hasi.

Çarçani deklaroi se Sylvinho duhet të ndezë shkrepësen e motivimit, teksa për Rejën tha se ishte babaxhan më shumë sesa duhet.

Ky trajner grupin e ka ndoshta duhet të ndezë shkrepësen e motivimin. Është një moment ku kemi pasur oshilacione me trajnerin. Reja ishte babaxhan më shumë seç duhej. Aty duhet një trajner me autoritet, që të kthehet në punë. Trajneri lojtarët i ka në dispozicion për pak ditë. Është e rëndësishme që lojtarët të kenë minuta në këmbët e tyre. Ta kthejë kokën nga kampionati shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy