Besiktas, tërhiqet nga gara për Mohamed Salah

Besiktas, tërhiqet nga gara për Mohamed Salah

Finalizimi i kontratës me Liverpoolin e ka shëndërruar Mohamed Salah protagonist në këtë merkato verore.

 Egjiptiani po e analizon vijimësinë i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe. 

Për 34 vjeçarin së fundmi shprehu interes Besiktas por presidenti Dursan Ozbek është tërhequr nga gara duke qenë se nuk ka rënë dakord me pretendimet e golashënuesit. 

Kreu i turqëve synon të respektojë kushtet e vëna që në fillim dhe mesa duket tashmë do ti duhet të negociojë me të tjerë elementë.

 Karriera e ishi-t të Romës është shoqëruar me shumë suksese tek ‘’ Të Kuqtë ‘’, konkretisht 442 sfida, 257 gola, 9 tituj, përfshirë Champions Leaguen dhe dy herë Premier Leaguen. 

Afrikani kërkon medoemos të vijojë të njëjtën rrugë, në adresë të cilit besohet se s’do të mungojnë ofertat, qoftë nga Europa apo përtej saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy