Sfidë në Premier League për Nico Williams

Sfidë në Premier League për Nico Williams

Aktualisht Nico Williams është një ndër lojtarët më cilësorë të Athletic Bilbaos , për të cilin disa ekipe në Premier League kanë hyrë në garë . Sulmuesi e përfundon kontratën me spanjollët në 30 qershorin e 2024-tës dhe klauzola e prishjes së saj arrin 50 milionë eurot. Problemet e hasura nga vaskët në lidhje me zgjatjen e saj , avantazhojnë automatikisht pretendentët për golashënuesin, shumë i rëndësishëm në skemat e Ernesto Valverdes. Tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë të ndërgjegjshëm se nuk mund të rivalizojnë me ekipet e Premier Leagues në lidhje me ofertat për 21 vjeçarin nga Pamplona , i cili mund të lërë ‘’ San Mames ‘’ në këtë merkato verore. Ndërkohe largimi i tij do ti përforconte ndjeshëm arkat dhe do ti shërbente sigurisht drejtuesve për t’iu afruar objektivave .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy