Real Madridi, këmbngul për Kees Smit

Real Madridi, këmbngul për Kees Smit

 Tek Real Madridi vijon planifikimi me imtësi në lidhje me të ardhmen. 

Natyrisht gjatë merkatos së verës priten ndryshime tek ‘’ Galaktikët ‘’, një ndër ekipet më të suksesshëm dhe të pasur në botë. 

Traineri Xabi Alonso është koshient për këtë situatë, i cili në bashkpunim me drejtuesit tashmë e ka deklaruar objektivin e rradhës. 

Kees Smit i Az Alkmaarit po tregon profesionalizmin me vetëm 20 vite mbi supe i cili mund ti përfaqësojë denjësisht kryeqytetasit. 

Numri një i stolit të ‘’ Los Blancos ‘’ është ekspert referuar këtij pozicioni duke qenë se u aktivizua edhe në të shkuarën dhe la shenjë edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’. 

Sipas ‘ As ‘, Kees Smit konsiderohet një alternativë e përshtatshme për mënyrën se si luajnë ish kampionët e Champions Leagues dhe një transferim i mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund t’ia ndryshojë të ardhmen në çdo aspekt. 

Klauzola e prishjes së kontratës me hollandezët i arrin 40 milionë eurot, shifër aspak problematike për xhepat e presidentit Florentino Perez falë të cilit madrilenët kanë arritur majat në çdo kompeticion. 

Mirëpo, duke qenë se bëhet fjalë për një ekip të këtij niveli sigurisht impenjimi gjatë periudhës së transferimeve do të jetë maksimal dhe duhet theksuar se vlera e kartonit të nxënësit të Leeroy Echteld sipas ‘ Transfermarkt ‘ shkon në 22 milionë euro. 

Lojtari në fjalë po zhvillon sezonin e tretë me një ndër ekipet më cilësorë të Erevidisies, i shoqëruar deri më tani me 3 gola dhe 5 asiste në 31 sfida. 

Tek ‘’ Los Merengues ‘’ besohet se do të arrihet marrëveshja duke patur parasysh edhe faktin se janë një ekip i cili është vështirë të refuzohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy