Dean Liço duket se është përshtatur shumë shpejt në Turqi. Fantazisti korçar, ka realizuar dopietë golash me fanellën e Idgir, aty ku u transferua në merkaton e verës nga Skënderbeu.
24-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 23-të ndaj Adanaspor në Ligën e Parë turke, ndërsa në minutën e 51-të, realizoi dopietë personale.
Liço duket në formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni dhe shpreson të lërë shenjë në Turqi.
Sa i përket ndeshjes, Igdir fitoi me rezultatin 6-1.



