Juventusi, këmbngul për Hojberg

Juventusi, këmbngul për Hojberg

Prej kohësh drejtuesit e Juventusit kanë nisur të përgatiten në lidhje me merkaton e dimrit, e cila konsiderohet jetike për vazhdimësinë. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka mbetur dukshëm në prapavijë , sidomos në tre sezonet e fundit, fakt që tregon se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet në çdo kompeticion. Objektivat e torinezëve janë disa por një ndër emrat më të përfolur së fundmi është ai i Pierre- Emile Hojberg. Danezi vijon të tërheqë vëmëndjen e numrit një të stolit të bardhezinvje , në sajë të performancës së shkëlyqer me Tottenham Hotspurin, skuadër me të cilën është drejt përfundimit të kontratës. Indiciet theksojnë se mesfushori do të largohet nga ‘’ White Harte Lane ‘’ , por për shërbimet e tij , ish rekordmenëve të Scudettos do ti duhet të masin forcat me Atletico Madridin , rival i cili mund t’ia ndërlikojë arritjen e objektivit. Sipas lajmeve të fundit, drejtuesit e Juventusit janë gati të dërgojnë një ofertë në adresë të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ për 28 vjeçarin nga Kopenhageni, i cili po zhvillon sezonin e katërt me kryeqytetasit. Në aktualin, deri më tani , Pierre- Emile Hojberg numëron 6 sfida dhe me ecurinë e deritanishme e meriton interesin e klubeve me emër. Siç dihet objektivi i drejtuesve është rikthimi i Juventusit aty ku e meriton pasi kjo skuadër prej vitesh me rradhë ka bashkjetuar me suksesin, kryesisht në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy