Ylli: Prioriteti im, rritja e buxhetit të federatave

Ylli: Prioriteti im, rritja e buxhetit të federatave

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, dha në një intervistë për MCN detaje rreth një projekti të rëndësishëm të institucionit që ai drejton. Ylli tha se një studim i posaçëm do të zbulojë sa merren me aktivitet fizik shqiptarët. 

KOKSH ka futur një risi. Kemi bërë një projekt të jashtëzakonshëm, do ia paraqesim qeverisë: sa merret popullata me aktivitet fizik. Ne po bëjmë një gjë të re. Brenda një muaji do të dalin rezultatet. Në këtë mënyrë i themi qeverisë shqiptare ku është popullata. Investo me sport që të ulësh shpenzimet në shëndetësi. 

Brenda një kohe të shkurtër do të dalim me rezultat konkret. Fusim sportet në orën e mësimit. Edhe ndihmojnë familjet shqiptare që nuk paguajnë kurse. Është një projekt multidimensional. Ne jemi prezent në të gjithë Shqipërinë. Jemi në skajin më të largët. Dha një premtim kryeministri dje. Prioriteti ynë i parë është mundja. Ne kemi pasur mundësia. Ne duhet t’i masivizojmë sportet. 

Ylli tha se prioritet mbetet rritja e buxhetit të federatave dhe masivizimi i sportit në shkollë.  

Para 2-3 vjetësh ia kam çuar kryeministrit projektin për sportin në shkollë. Tha që do ta financoj sepse është shumë i rëndësishëm. 

Prioriteti im kryesor është rritja e buxhetit të federatave. Vërtet nuk e kam në dorë, por jam një zë shumë i fuqishëm. Mund t’i them kryeministrit. Kudo ka ekipe sportive, ne duhet t’i mposhtim mediokrit me luks, me punë. 

Ylli tha se së shpejti do të hidhen hapa të rinj në bashkëpunimin me Kinën. 

Me 24 qershor në drekë vjen presidenti i Komitetit Olimpik Kinez. Do të kemi takim edhe me ministren dhe do të firmosim një memorandum bashkëpunimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy