Luis Diaz, në listën e Barcelonës

Luis Diaz, në listën e Barcelonës

Dështimi në të kaluarën për transferimin e Luis Diazit në ‘’ Camp Nou ‘’ për arsye ekonomike, i ka forcuar drejtuesit e Barcelonës, të cilët nuk kanë ndërmend të dorëzohen për kolumbianin.

Rendimenti i shkëlqyer me Liverpoolin, ia ka rikthyer vëmëndjen Joan Laportas , për shërbimet e të cilit spanjollët do të luftojnë gjatë merkatos së verës.

Gjithsesi transferimi i mundshëm do t’ia hapte derën e largimit Ferran Torresit ose Raphinhas, duke qenë se aktivizohet në të njëjtin pozicion ashtu si spanjolli dhe braziliani. 

Xavi Hernandez tashmë e ka dhënë ‘ Ok ‘ për përforcimin e ofensivës me 26 vjeçarin, i cili po zhvillon sezonin e tretë me ‘’ The Redsat ‘’.

Deri më tani, Luis Diaz numëron 4 gola në 13 sfida gjatë të cilave ka rezultuar një rrezik i vazhdueshëm për rivalët , prezenca e te cilit konsiderohet një plus për anglezët në metrat e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy