Zogovic: Kemi merituar më shumë, ndaj Tiranës duhej të ishim të qetë para portës

Zogovic: Kemi merituar më shumë, ndaj Tiranës duhej të ishim të qetë para portës

Portieri i Vllaznisë, Bojan Zogovic, ka folur para mediave, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Egnatias. Zogovic tha se Vllaznia ka merituar më shumë pikë, ndërsa shtoi se me Tiranën duhej të ishin më të qetë para portës.

“Jemi në ndjekje të vendeve të para dhe nëse kemi synim të ngjitemi më lart atëherë duhet të fitojmë. Kemi shumë ndeshje në këtë sezon, deri në fund është kohë e gjatë. Nesër është një mundësi e mirë për të marrë tre pikë.

Kemi merituar më shumë pikë, por ky është realiteti. Nesër duhet të japim maksimumin dhe të besojmë te forcat tona, të mos mendojmë shumë se çfarë do të ndodhë. Të përqendrohemi në të tashmen.

Kemi ndryshuar disa lojtarë, ata që kanë ardhur kanë treguar kualitet. Dua të nënvizoj ndeshjen kundër Tiranës, ku thjesht duhej të ishim më të qetë para portës dhe do të arrinim qëllimin. E pamë në analizë se mund të përballeshim me ta dhe të ishim më mirë se ata. Nëse vazhdojmë kështu mund të arrijmë qëllimet tona”, u shpreh Zogovic.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy