
Te Chelsea nuk kanë ndërmend të ndalin investimet. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se blutë janë gati të shpenzojnë një shifër të madhe në merkaton e janarit.
Anglezët janë në kërkim të një sulmuesi dhe është piketuar ylli i Napolit, Victor Osimhen.
Italianët kërkojnë 120 milionë euro, ndërsa Chelsea do tentoja ta ulë këtë çmim. Afrimi i Osimhen, do të bënte që hapësirat për sulmuesin Armando Broja, të jenë më të pakta.
Për këtë arsye, shqiptari mund të ndryshojë skuadër në janar, në mënyrë që të ketë më shumë hapësira. Për Brojën, Chelsea do të pranonte një ofertë prej 30 milionë eurosh.



