Tahiri: Daja e bëri vetë merkaton, aty është problemi

Tahiri: Daja e bëri vetë merkaton, aty është problemi

Ish-futbollisti Ermal Tahiri, është shprehur se problemi te Partizani, është ndërtimi që u bë në merkaton e verës. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri deklaroi se trajneri Ilir Daja e ka bërë vetë merkaton dhe përgjegjësitë për situatën e skuadrës së Partizanit duhet t’i marrë ai.

“Merkaton e ka bërë vetë trajneri Daja. Të gjitha përgjegjësitë duhet t’i mbajë trajneri përsipër. Jo vetëm që nuk ka arritur objektivin, por është edhe shumë poshtë. Daja i ka marrë vetë këto lojtarë, nëse e bën këtë, atëherë mendon se do dalë kampionë. Problemi qëndron të përzgjedhja në merkato.

Të mos gjykojmë më si luan Partizani, por të gjykojmë si u ndërtua. Partizani ka mesfushorë të njëjtë. Nuk janë mesfushorë që bëjnë ndryshimin. Totre dhe Limaj shënojnë nga të gjitha anët.”, tha Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy