Sanchez e Herrera "përmbysin" Tottenham dhe kalojnë Manchester United në finalen e FA Cup

Sanchez e Herrera "përmbysin" Tottenham dhe kalojnë Manchester United në finalen e FA Cup

Manchester United është finalistja e parë e FA Cup, pasi fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj Tottenham Hotspur. 

Një takim i nisur mjaft keq nga të besuarit e Jose Mourinho që e panë vetën në disavantazh të një goli pas 11 minutash lojë. Ishte talenti anglez, Dele Alli që i shërbyer nga Eriksen e kishte të lehtë të mposhte De Gea. 

Reagimi i "djajve" nuk vonoi shumë me Sanchez që vendosi baraspeshën pas 13 minutash. Pas një krosimi të Pogba, kiliani u tregua i saktë me kokë duke vendosur qetësinë në kampin e United. 

Me pjesën e parë që u mbyllë në barazimin 1-1, në fraksionin e dytë, Herrera shfytëzoi një pasim të Lukaku për të mposhtur Lloris dhe për të kaluar në avantazh United. Një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund, pavarësisht tentativave të "Gjelave" për të vendosur baraspeshën. 

Në finalen e FA Cup, United do të presë fituesin e çiftit Chelsea-Southampton, takim ky që zhvillohet nesër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy