
Firmosja me një tjetër portier do të jetë një ndër objektivat kryesorë të drejtuesve të Bayern Munchenit gjatë merkatos vijuese.
Bavarezët sigurisht do të jenë protagonistë gjatë kësaj periudhe dhe në fokusin e tyre tashmë është vënë portieri i Santosit.
Gabriel Brazao ka treguar një nivel impresionues në Brasileirao dhe interesi i ish rekordmenëve të Bundesligës mund t’ia përmirësojë karrierën në çdo aspekt.
Në fakt për 25 vjeçarin presidenti i Bayern Munchenit Herbert Hainer ka ofruar 12 milionë euro për 70 % e vlerës reale në merkato, ç’ka do të thotë se mund të tentojë ta blejë përfundimisht kartonin e tij në të ardhmen e afërt.
Ishi i Interit vlerësohet si një portier tejet cilësor, i denjë për të përfaqësuar një ekip elite në kontinentin e vjetër.
Karakteri kompetitiv, reflekset dhe cilësitë e padiksutueshme poshtë tre shtyllave e kanë shëndërruar në një element që preferohet nga traineri Vincent Kompany.
Megjithatë, Gabriel Brazao është shumë i rëndësishëm në 11-shen e Juan Pablo Vojvodas, për të cilin është Flamengo ka nisur ofensivën.
Ti thuash jo ish fituesve të Champions Leagues është e vështirë por duhet parë se si do të rrjedhin ngjarjet në vijimësi për një ndër më premtuesit e Amerikës së Jugut.



