
Presidenti i Monzas, Silvio Berlusconi po mendon për 3 afrime të bujshme në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm. Berlusconi kërkon ta rikthejë Monzan në elitën e futbollit italian dhe për këtë arsye, po mendon disa lëvizje të vështira.
Fillimisht është projektuar në stol Filipo Inzaghi. Ky i fundit është dëshira e parë për drejtimin e skuadrës dhe shumë shpejt pritet të ketë kontakte për arritjen e një marrëveshje.
Për portën, dëshira e madhe është portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon. Ky i fundit njoftoi largimin nga bardhezinjtë në fund të sezonit, ku ka marrë shumë ofertë dhe një ndër to është edhe nga Monza.
Dëshira e tretë është sulmuesi i Crotone, Nwankwo Simy. Ky i fundit zhvilloi një sezon të shkëlqyer në Serie A dhe tashmë Berlusconi do të provojë ta marrë në skuadrën që ka në pronësinë e tij në Serie B.



