
Përforcimi i mesfushës vijon të jetë një ndër prioritetet e Xavi Hernandezit në lidhje me merkaton e verës.
Spanjolli është një ekspert në këtë aspekt, i cili ishte një ndër më të mirët në botë në të kaluarën, fitues i shumë trofeve me Barcelonën dhe Spanjën.
Adrien Rabiot përsëri është shëndërruar në një opsion për numrin një të stolit, i cili edhe në të kaluarën u pretendua nga ‘’ Los Cules ‘’.
Eksperienca e francezit tek Juventusi nuk po vijon siç pritej nga Massimilliano Allegri dhe përsëri kanë rënë këmbanat e alarmit për një largim të mundshëm gjatë verës.
Kontrata e ishi-t të Paris St Germain me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ skadon në 30 qershorin e 2024-tës, fakt që e favorizon Barcelonën për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.
Megjithatë , s’duhet harruar se traineri i torinezëve e ka shprehur dëshirën për qëndrimin e lojtarit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ por vendimi i takon 28 vjeçarit.
Tanimë, ish kampioni i Europës dhe botës me kombëtaren ‘’ La Furia Roja ‘’ e ka dhënë ‘’ Ok ‘’ për kalimin e Adrien Rabiot, i cili po zhvillon sezonin e pestë me ish rekordmenët e Serisë A.



