Mbyll aventurën me skuadrën holandeze, mesfushori shqiptar në kërkim të një ekipi të ri

Mbyll aventurën me skuadrën holandeze, mesfushori shqiptar në kërkim të një ekipi të ri

Lindon Selahi ka dalë si lojtar i lirë, teksa ka mbyllur aventurën e tij te skuadra holandeze e Twente. Mesfushori ishte pjesë e skuadrës holandeze prej dy vitesh, por aventura aty është mbyllur ditën e sotme. Klubi holandez dhe lojtari nuk kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës dhe tashmë 22-vjeçari del lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të ardhmen.

Kujtojmë se mesfushori i Kombëtares në gjysmën e sezonit, luajti i huazuar te skuadra tjetër holandeze e Willhem II. Selahi pavarësisht se në disa raste tregoi paraqitje të mira, asnjëherë nuk arriti të bëhej një titullar te Twente, me të cilët tashmë ka mbyllur bashkëpunimin. Futbollisti tashmë është në kërkim të një skuadre të re, ku shpreson se do të rikthehet te forma e tij më e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy