Hansi Flick, vendos për Marcus Rashford

Hansi Flick, vendos për Marcus Rashford

Edhe pse është ende herët tek Barcelona ka filluar të planifikohet e ardhmja.

Hansi Flicku bashkë me drejtuesit do të kenë një detyrë jo të lehtë përpara, me qëllimin e marrjes së vendimeve korrekte për vijimësinë. 

Një ndër objektivat e trainerit gjerman është qëndrimi i Marcus Rashford i cili në sezonin e parë në ‘’ Camp Nou ‘’ po tregon se e meriton qëndrimin. 

Anglezi numëron 10 gola dhe 10 asiste në 33 sfida, shumë i sikletshëm për çdo rival dhe një garanci për ‘’ Blaugranët ‘’ gjatë sfidave. 

Sulmuesi e ka lënë pas të shkuarën dhe ka arritur përsëri të buzëqeshë, tek një ekip ku rivaliteti është shumë i ashpër. 

Manchester United dhe Barcelona firmosën para disa kohësh huazimin e Marcus Rashford deri në fundin e sezonit aktual, përfshirë një opsion për blerjen e kartonit prej 35 milionë eurosh. 

Si duket kjo shifër do të vihet në zbatim, edhe pse ishi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ nuk ka qenë titullar i padiskutueshëm në 11-shen e numrit një të stolit. 

Gjithsesi influenca e tij është e dukshme, një lojtar tejet i shpejtë, i aftë për të bërë diferencën në duelet një kundra një dhe një rrezik i vazhdueshëm në çdo aksion. 

Tek ‘’ Los Cules ‘’ janë të ndërgjegjshëm për limitet në aspektin ekonomik por gjithsesi parashikohet se Joan Laporta do të bëjë një sakrificë për ekipin e zemrës.

 Situata është në favorin e qëndrimit në Katalunjë duke qenë se Barcelona e ka gjetur një element që bën diferencën në metrat e fundit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy