Behari: Fitorja me Kukësin mund të jetë pika e kthesës për Egnatian

Behari: Fitorja me Kukësin mund të jetë pika e kthesës për Egnatian

Trajneri Ardi Behari, tha se fitorja me Kukësin, mund të jetë pika e kthesës për Egnatian, për tu fokusuar te objektivi final.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se me ndeshjen e treguar ndaj verilindorëve, rrogozhinasit i kujtuan skuadrën e para disa muajve, që funksiononte shumë mirë në mekanizmat e saj.

Fitorja me Kukësin, mund të jetë si pika e kthesës për Egnatian, për tu fokusuar te objektivi final. Egnatia më pëlqeu në pjesën e parë. Më kujtoi Egnatian që funksiononte shumë mirë në mekanizmat e saj.

Në pjesën e dytë, nuk donin të rrezikonin dhe të kërkonin me ngulm fitoren. Në momentin që nuk e thelloi rezultatin 2-0, rrezikoi ta pësonte në fund. Ajo gjuajtje në fund, mund ta penalizonte.

Devolli na ka mësuar me të qënurit pragmatist. U gjetën në vështirësi, edhe pse Salami nuk funksionoi dhe mbeti vetëm diagonalja e gjatë për Beshirajn, me këtë të fundit që u bllokua mirë nga Fangaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy