Modric rinovon me Real Madridin

Modric rinovon me Real Madridin

Real Madridin është duke e shoqëruar një aktualitet shumë pozitiv  . ‘’ Galaktikët ‘’ kanë arritur të mbyllin akordin e rinovimit të kontratës me Luka Modric e cila merr fund në datën 30 qershor   . Këtë lajm e ka bërë të ditur bosi i ‘’ Los Merengues ‘’ Florentino Perez i cili është shprehur shumë i lumtur për hapin e bërë dhe ka besim  se mbarëvajtja e të ardhmes është  e sigurtë :

“  Jemi shumë të kënaqur për këtë akord sepse Modric është një pjesë shumë e rëndësishme e Realit  . Situata është ndryshe nga ajo e Sergio Ramos me të cilin akoma nuk kemi arritur në një konkluzion të përbashkët  “ , ishin këto fjalët e manjatit spanjoll .  

Hapi i bërë nga kryeqytetasit e ka gëzuar pa masë Zinedine Zidane sepse me Luka Modric në fushë mesfusha e kësaj skuadre ka treguar shumë profesionalizëm dhe një rendiment për tu mbajtur mend  .   Pavarësisht se është drejt varjes se këpucëve në gozhdë sepse mban 35 vite mbi supe kroati nuk e ka humbur freskinë dhe kreativitetin  dhe momentalisht mund të thuhet me plot gojën se po shijon  një rini të dytë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . Për hir të së rendimenti i reflektuar nga  spanjollët gjatë këtij sezoni e ka bërë punën e vet sepse mbeten në luftë në dy fronte siç është Primera Division ku aktualisht Reali  kryeson dhe gjithashtu kalimi në gjysëmfinale ku do të përballen me Chelsean , hapa që perceptohen si  një motiv më vete  për të vazhduar luftën drejt suksesit .

Trofetë e fituar me gjigandët e Primera Division pa anashkaluar talentin e padiskutueshëm e kanë pozicionuar lojtarin e lindur në Zadar  si një ndër më të mirë në qarkullim .  Pak javë përpara mbylljes së sezonit Luka Modric ka arritur statistika të kënaqshme nën drejtimin e ‘’ Zizou ‘’ sepse ka luajtur në 38 sfida  ku regjistron 4 gola dhe 6 asiste .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy