
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, bëri një deklaratë të bujshme pak ditë më parë, teksa u shpreh se nuk transferon lojtarë afrikanë, nëse ata luajnë në Kupën e Kombeve në Afrikë.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF), që së fundmi ka dalë me një reagim dhe kërkojnë të nisë një hetim për numrin 1 të klub italian.
CAF është tmerruar nga vërejtjet e papërgjegjshme dhe të papranueshme të bëra nga Presidenti i Napolit, z. Aurelio De Laurentiis për lojtarët afrikanë dhe Kupën e Kombeve të Afrikës. Duke deklaruar publikisht se lojtarët që nënshkruajnë për Napolin duhet të nënshkruajnë një heqje dorë duke denoncuar pjesëmarrjen në Kupën e Kombeve të Afrikës si kusht punësimi, komentet e De Laurentiis [ka të ngjarë] të bien nën nenin 14 të Rregullores Disiplinor të UEFA-s. Prandaj CAF kërkon UEFA të nisë një hetim disiplinor ndaj tij.



