Irani, skuadra më e shtypur në Kupën e Botës

Irani, skuadra më e shtypur në Kupën e Botës

Trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei, ka deklaruar se skuadra e tij është “më e shtypura” në Kupën e Botës, duke akuzuar për kufizime të papritura në udhëtime dhe vështirësi organizative.

 

Pas barazimit 2-2 ndaj Zelandës së Re, ai tha se ekipi priste të qëndronte në Los Angeles për rikuperim, por u urdhërua të kthehej menjëherë në kampin stërvitor në Tijuana, Meksikë. Fillimisht, Irani ishte planifikuar të qëndronte në Tucson, Arizona, por e zhvendosi bazën për shkak të problemeve me viza dhe logjistikë.

 

Ghalenoei u shpreh se këto ndryshime të shpeshta po e vështirësojnë përgatitjen e skuadrës, ndërsa shtoi se “duket sikur të tjerët po planifikojnë për ne”. Edhe kapiteni Mehdi Taremi e quajti situatën “katastrofë”, duke kërkuar më shumë mbështetje nga FIFA.

 

Sipas tij, mungesa e stafit, mediave dhe strukturave mbështetëse ka ndikuar negativisht në përgatitjet e ekipit, në një turne tashmë të shoqëruar nga tensione politike dhe shqetësime sigurie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy