
Ecuria e Trent Alexander- Arnold tek Real Madridi nuk po shkon ashtu siç mendohej.
Anglezi ka mbetur në prapavijë në lidhje me rendimentin dhe ky fakt tek ‘’ Galaktikët ‘’ nuk tolerohet.
Anësori nuk e ka bindur aspak trainerin Xabi Alonso, për të cilin flitet se gjatë merkatos së verës do të bëjë gati valixhet dhe do të largohet nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Mirëpo pretendentët nuk i mungojnë dhe tashmë drejtuesit e Bayern Munchenit ja kanë shkelur syrin.
27 vjeçari u konsiderua në të shkuarën si një ndër më të mirët në rolin ku aktivizohet por natyrisht ulje-ngritjet janë mëse normale në karrierën e çdo lojtari.
Mënyra se si e interpreton lojën përshtatet atë të bavarezëve dhe për të tashmë dyert e ‘’ Allianz Arenas ‘’ janë hapur.
Eshtë e pazakontë që një lojtar të largohet nga një ekip si ‘’ Los Merengues ‘’ në kaq pak kohë por si duket presioni është shumë i madh dhe në disa raste nuk përmbushen pritshmëritë.
Nëse do të ketë një ofertë bindëse nga presidenti Herbert Hainer ndoshta Florentino Perez do ta pranojë dhe duke filluar nga vera e ardhshme mund të jetë pjesë e ish rekordmenëve të Bundesligës.
Ky kampionat ka rezultuar gjithmonë atraktiv, pa dyshim një ndër më të rëndësishmit e Europës.
Në sezonin e dytë Trent Alexander- Arnold numëron 11 sfida dhe 1 asist me gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm.



