Real Madridi, interes për talentin e Portos

Real Madridi, interes për talentin e Portos

Dihet se Real Madridi do të jetë padiskutim protagonist gjatë merkatove vijuese. 

‘’ Galaktikët ‘’ prej shumë vitesh mbështeten fuqimisht nga Florentino Perez, falë të cilit kanë arritur aty ku janë sot. 

Miliarderi spanjoll asnjëherë nuk është kursyer për ekipin e zemrës, një ndër më të mirët e të gjitha kohërave.

 Xabi Alonso ka filluar ti bëjë llogaritë dhe tashmë në listën e tij është përfshirë Victor Froholdt. 

Mesfushori ka bërë mirë me Porton, vlera e të cilit ka shënuar rritje progresive, i grumbulluar edhe nga traineri i Danimarikës Brian Riemer. 

Klauzola e prishjes së kontratës me portugezët i arrin 85 milionë eurot por ‘’ Los Blancos ‘’ do të sfidohen nga Manchester United dhe Atletico Madridi për shërbimet e tij. 

Mënyra se si luan 19 vjeçari pëlqehet nga ish traineri i Bayer Leverkusenit, një ekspert sidomos për pozicionin në të cilin aktivizohet. 

Victor Froholdt është një element shumë dinamik, tejet inteligjent taktikisht dhe preçiz në pasime. 

Për ‘’ Los Merengues ‘’ mendohet një investim për të ardhmen dhe një kalim i nordikut në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të konsiderohej një hap tejet i suksesshëm në karrierë. 

Paraprakisht presidenti i bardhebluve Andre Villas- Boas ka deklaruar se nuk do të bëjë tolerime në lidhje me pretendimin duke qenë se ishi i Copenhagen mbetet një vlerë e shtuar në 11-shen e Francesco Fariolit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy