
Danilo po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Juventusin, teksa është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.
Mbrojtësi është një nga lojtarët më të spikatur te bardhezinjtë këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Allegri.
Duke parë formën e mirë, drejtuesit kanë vendosur të rinovojnë me brazilianin. Juventusi ka njoftuar këtë të enjte, zgjatjen e bashkëpunimit me lojtarin deri në vitin 2025.



