
Historia e Joao Felix tek Aletico Madridi ka ndryshuar shumë kohët e fundit dhe në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ është vënë në dyshim vijimësia e portugezit .
Nga kjo situatë ka përfituar Paris St Germain , ekip që tashmë ka nisur ofensivën për ta transferuar sulmuesin në ‘’ Parque de Prince ‘’.
‘’ Les Pariziens ‘’ kanë vënë në lëvizje Antero Henriquen dhe Luis Camposin, të cilët sipas ‘ Calciomercatos ‘ duan të përfitojnë nga ulje-ngritjet e 22 vjeçarit nën drejtimin e Cholo Simeones .
Francezët prej shumë kohësh po tentojnë edhe transferimin e Rafael Leaos për të cilin luftojnë shumë ekipe , por Joao Felix është shëndërruar në një prioritet për fituesit në fuqi të Ligue 1.
Nëse i referohemi këtyre dy lojtarëve , sigurisht më e lehtë për Paris St Germain është firmosja me ishi-n e Benfikës pasi golashënuesi i Milanit po përjeton një moment të mrekullueshëm në karrierë , fakt i cili ka vënë në lëvizje drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ për të siguruar qëndrimin në ‘’ San Siro ‘’ dhe kështu t’ia mbyllin derën kërcënimeve të ekipeve të elitës.
Mesazhi i argjentinasit është shumë i qartë për Joao Felix dhe potenciali i Nasser Al Khelaifit shikohet si asi nën mëngë për të firmosur me talentin luzitan gjatë merkatos vijuese.



