
Pavarësisht zërave për një largim në fundin e sezonit, Ferland Mendy e ka qartësuar të ardhmen.
Francezi do ti qëndrojë besnik Real Madridit, edhe pse gjatë merkatos së verës mund të transferohet Alphonso Davies në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Prezenca e kanadezit sigurisht do ta ndërlikonte aktivizimin e 28 vjeçarit si titullar, të cilin së fundmi e kanë pretenduar disa ekipe nga Premier League.
Por gjithsesi, ishi i Lyonit beson tek aftësitë e tij dhe dëshiron që të vijoje ta bindë Carlo Ancelottin, tek një ndër ekipet më të mirë të botës.
Real Madridi është pretendent serioz për fitimin e titujve të rëndësishëm në çdo sezon dhe sigurisht ëndërra e çdo lojtari lidhet me përfaqësimin e ngjyrave të këtij ekipi.
Aktuali është i pesti në rradhët e të ashtuquajturve ‘’ Los Blancos ‘’, të cilët janë lider në Spanjë dhe në Champions League i presin dy gjysëmfinale shumë të vështira kundër Bayern Munchenit.
Ferland Mendy ka kontribuar deri më tani me 1 gol në 32 sfida dhe aktualiteti i ‘’ Galaktikëve ‘’ në njëfarë mënyre imponon qëndrimin e peshave të rënda, për të mos e prishur harmoninë e krijuar.



