
Përpara disa kohësh mendohej se për Franco Mastantuonon do të luhej një tjetër ‘ Superclasico ‘ në Spanjë por historia ka ndryshuar shumë shpejt.
Mesfushori i River Plates tanimë është përfshirë në listën e Liverpoolit, një ekip shumë potent në aspektin ekonomik.
17 vjeçari po tregon pjekuri dhe profesionalizëm në fushën e lojës, tek një ekip si ‘’ Los Millonarios ‘’ ku presioni është shumë i madh dhe nëse nuk je në nivelin optimal, të takon të ngrohësh stolin.
Drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ po lëvizin shumë shpejt për ta arritur marrëveshjen me Franco Mastantuonon, për të cilin presidenti Tom Werner ka ofruar 45 milionë euro.
Kjo shifër i përket klauzolës për prishjen e kontratës me ‘’ Los Millonarios ‘’ dhe sipas ‘ The Sun ‘, mund të shënojë rritje deri në 50 milionë euro.
Qartësisht flitet për një ndër më premtuesit në Amerikën e Jugut, e ardhmja e të cilit sipas ekspertëve do të jetë në Europë.
Tundimi për të provuar veten në Premier League është shumë i madh, edhe pse nxënësi i Marcelo Gallardos ndihet komod tek gjigandët e Argjentinës dhe Kupës Libertadores.



