Chelsea interes për Nathan Ake

Chelsea interes për Nathan Ake

Pas spekullimeve të javëve të fundit mbi një transferim të Raheem Sterling tek Chelsea , londinezët vijojnë ta konsiderojnë Manchester City-n një destinacion tejet të preferuar .

Sipas ‘ The Telegraph ‘ ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë nisur ofensivën edhe për mbrojtësin Nathan Ake për arsye  të largimeve të Andreas Christensen dhe Antonio Rudigerit, respektivisht tek Barcelona dhe Real Madridi.

27 vjeçari nuk po kalon një periudhë pozitive në ‘’ Etihad Stadium ‘’ dhe ulja në stol e ka lodhur qëndërmbrojtësin për të cilin interesi i kryeqytetasve konceptohet një dritë në fund të tunelit.

Ishi i Watfordit u transferua tek bardhekaltërit  për 50 milionë euro në verën e 2020-tës por konkurrenca e ashpër ka rezultuar një barrierë e vështirë për tu kapërcyer dhe  Chelsea, në rindërtim e sipër ia ka hapur Nathan Akes dyert e ‘’ Stamford Bridges “ .

Mbetet për tu parë por theksi vihet gjithmonë tek fakti i të qënit titullar dhe duke u nisur nga kjo pikpamje , Chelsea mbetet i avantazhuar për nxënësin e Pep Guardiolas.

Me mbërritjen e Todd Boehly-t , anglezët kanë nisur një tjetër etapë në histori dhe merkatoja e verës parashikohet se do të jetë shumë determinante për sezonin 2022-2023, të cilin nxënësit e ish-t të Borussia Dortmundit do ta nisin si favoritë në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy