Manchester City, insiston për Jamal Musialan

Manchester City, insiston për Jamal Musialan

Suksesi i arrirë në sezonin aktual me fitimin e Premier Leagues, do të pasohet natyrisht me dhëniën e maksimumit nga drejtuesit e Manchester City-t gjatë merkatos së verës.

‘’ Qytetarët ‘’ përpara kësaj periudhe do të kenë edhe përballjen e fundit, atë të finales së Fa Cup kundër Manchester United.

Pep Guardiola vijon të bëjë një punë të shkëlqyer tek anglezët, i cili ka kërkuar transferimin e Jamal Musialas në ‘’ Etihad ‘’.

Mesfushori është një ndër të preferuarit e ishi-t të Barcelonës, i cili nuk ka patur ecurinë e duhur tek Bayern Muncheni, sidomos pas mbërritjes së Thomas Thuchelit në ‘’ Allianz Arena ‘’.

Mirëpo për 21 vjeçarin, kampionët në fuqi të Champions Leagues do ti bëjnë llogaritë me Real Madridin, një pretendent i hershëm i tij.

Cilësitë mahnitëse të lojtarit nga Stuttgarti e kanë shëndërruar në një ndër më të mirët në botë në pozicionin ku aktivizohet dhe interesi i klubeve të famshëm sigurisht është i pashmangshëm.

Do të jetë siç ndodh rëndomtë në çdo merkato një duel gjigandësh, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik.

Për sa i përket ‘’ Los Blancos ‘’ duhet theksuar se kanë zhvilluar një sezon për tu patur zili, fitues të Superkupës së Spanjës, La Ligas, skuadër të cilën e pret edhe finalja e Champions Leagues kundër Borussia Dortmundit, e parashikuar të zhvillohet në 1 qershor.

Pas pesë vitesh tek Bayern Muncheni, Jamal Musiala mund të ndryshojë destinacion, i cili në sezonin aktual ka kontribuar me 12 gola dhe 7 asiste në 38 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy