
Max Verstappen nuk di të ndalet këtë vit në Formula 1. Piloti holandez regjistroi fitoren e gjashtë radhazi, duke konfirmuar se nuk njeh rivalë. Verstappen fitoi këtë të diel Çmimin e Madh të Britanisë. Piloti i Red Bull la pas tij dy pilotët anglezë, Lando Norris i McLaren i dyti dhe Leëis Hamilton i Mercedes u rendit i treti. Sa i përket renditjes së përgjithshme, Verstappen kryeson bindshëm me 229 pikë, plot 81 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, që është piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez.



