
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shfaq i zhgënjyer, pasi skuadra e tij barazoi 1-1 me Cremonese në kampionat. Një hap fals ky për kuqezinjtë, në garën për tu kualifikuar në Champions League.
Duke folur pas ndeshjes, Pioli deklaroi se skuadrës i mungon diçka, por duhet të ndryshojë marsh nëse duan të shkojnë në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.
Duhet të ndërrojmë marsh, përndryshe do e kemi të vështirë të kualifikohemi në Champions League.
Duhet të rikthehemi të fitojmë. Na mungon vendosmëria e duhur për të zhbllokuar ndeshjet. Prisja më shumë thellësi, si te goli që na u anulua nga VAR-i.
Nuk po ia dalim të fitojmë ndeshjet që duhen fituar. Kjo nuk ka lidhje me fatin, tregon se na mungon diçka.



