Moises Caicedo afër Chelseat

Moises Caicedo afër Chelseat

  Pas një investimi prej 600 milionë eurosh në dy merkatot e kaluara dhe mospjesëmarrjes në kompeticionet europiane në sezonin e ardhshëm , ky rezultat është konsideruar një dështim total nga drejtuesit e Chelseat .

Megjithatë, merkatoja e verës do të shfrytëzohet për përforcimin e organikës, me qëllimin që ta harrojnë sa më shpejt këtë eksperiencë të hidhur.

Mosies Caicedo vijon të jetë pjesë e planeve të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ të cilët u refuzuan nga drejtuesit e Brightonit në merkaton e dimrit.

Duke qenë se e ardhmja e Kantes dhe Kovacic ende vijon në dyshim , Todd Boehly do të synojë transferimin e ekuadorianit në ‘’ Stamford Bridge ‘’, i cili mund të shëndërrohet në më të shtrenjtin në historinë e anglezëve.

Pavarësisht se skuadra e Roberto de Zerbit ka arritur të kualifikohet në Europa League , drejtuesit e saj janë të ndërgjegjshëm se një ofertë e bujshme në adresë të ishi-t të Indipendiente del Valles mund të rezultojë e parefuzueshme , lojtar që është konsideruar ndër më të mirët e Premier Leagues në sezonin e lënë pas.

Mbetja jashtë Europës besohet se do ti shërbejë për refleksion kryeqytetasve për të bërë më mirë në vijimësi dhe gjithashtu të rikuperojnë sa më shpejt terrenin e humbur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy