
Momenti delikat i Manchester United po e bën edhe më të vështirë qëndrimin e Erik Ten Hag ne ‘’ Old Trafford ‘’.
Hollandezi ende nuk ka mundur të gjejë formulat e duhura në varësi të rivalëve, fakt që reflektohet me rezultatet e arrira në sfidat e fundit.
Në zyrat e ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ po analizohet me detaje kjo situatë tejet kritike dhe emri i zëvëndësuesit të mundshëm tashmë është bërë publik.
Ole Solskjaer, ish trainer dhe sulmues i 20 herë kampionëve të Premier Leagues mund të rikthehet në ish shtëpinë e tij, i cili i drejtoi gjatë periudhës 2018-2021.
Norvegjezi asokohe u largua për arsye të rezultateve të dobëta por siç duket liderët e Manchester United ende besojnë në potencialin e tij.
Me ishi-n e Ajaxit janë vënë re probleme të theksuara në repartin defensiv dhe atë ofensiv, duke e bërë lojën aspak bindëse, fakt që nuk përkon me historinë e Manchester United.
Presioni tashmë për Erik Ten Hag është shumë i madh, i cili duhet ta rikthejë me patjetër buzëqeshjen tek lojtarët e tij dhe tifozeria e zjarrtë e këtij klubi, ndër më të pasurit dhe më të suksesshmit në historinë e futbollit.



