“Nuk dëshiroj të fitoj në fund”, Inzaghi: Për Interin flitet vetëm për shitje, jo për blerje

“Nuk dëshiroj të fitoj në fund”, Inzaghi: Për Interin flitet vetëm për shitje, jo për blerje

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli për mediat, pas fitores 1-2 ndaj Leçe, e cila erdhi me një gol më minutën e fundit nga Dumfries.

Tekniku ziklatër u shfaq i lumtur që skuadra besoi deri në fund te fitorja, por shtoi se ai nuk do të dëshironte që fitoret të vijnë në fund, do donte të siguroheshin më herët.

Ishte një fitore që e deshëm me zemër. Skuadra besoi deri në fund dhe kjo është gjëja më e rëndësishme e mbrëmjes. Bëmë mirë një gjysmë ore, pastaj ndërhyrja e rëndë ndaj Lautaro Martinez na nervozoi. Duhet të analizojmë pse mbërritëm që fituam me një gol të shënuar në minutën e 95-të.

Unë kam zgjedhje të ndryshme në pankinë, ata që u futën bënë mirë ndërsa të tjerët bënë detyrën. E kemi mbyllur me të gjithë sulmuesit në fushë, djemtë u treguan të aftë që besuan deri në fund por ndeshja duhej mbyllur më parë. Skuadra ka treguar zemër të madhe, por unë si trajner nuk do të dëshiroja kurrë të fitoja në minutën e 95-të.

Ndeshjet mund të vendosën edhe në minutat e fundit dhe në 15 minutat përmbyllëse është përqindja më e madhe e realizimit të golave. Sot e mbyllëm ndeshjen me rreshtimin 4-2-4 me të gjithë sulmuesit në fushë, duke luajtur me Dzeko dhe Lukaku njëkohësisht. Kur e hedh topin në zonën e rreptësisë, është me e lehtë për ta shtyrë në rrjetë.

Inzaghi u pyet edhe për merkaton, duke thënë se klubi e di çfarë ai kërkon, ndërsa shtoi se kur bëhet fjalë për merkaton, për zikaltëir flitet vetëm për shitje dhe jo për blerje.

Klubi i di karakteristikat që kërkoj dhe po punon, nuk më pëlqen të bëj shaka për gjëra të tilla, ne luftojmë për të fituar. Unë shoh që skuadrat e tjera blejnë çdo ditë ndërsa për Interin flitet vetëm për shitjet. Është folur shumë për merkaton, skuadra është kjo, na mungon një qendërmbrojtës në vend të Ranokias dhe klubi po mundohet ta sigurojë. Tani kemi vetëm De Vraj dhe një lojtar të të rinjve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy